Kosova
Cameron: Britania do të ndihmojë në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga shtetet mosnjohëse
Sot, ministri i Jashtëm britanik, Lord David Cameron, pas takimit me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, tha se Britania e Madhe do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
“Britania e Madhe luan rol të rëndësishëm në Kosovë. Ne kemi dërguar më shumë se 600 trupa në Kosovë këtë vit. Jemi krenarë për trajnimet dhe mbështetjen që po jua japim dhe jemi krenarë për suksesin që ata kanë këtu”, tha ai.
Cameron foli edhe për sigurinë në Kosovë.
“Le të flasim pak për sigurinë. Folëm për ekonominë, e cila ka shënuar rritje këtë vit, dhe ne duam të bëjmë edhe më shumë që t’ju ndihmojmë ekonomikisht. Duam t’ju ndihmojnë për jetesën e njerëzve tuaj. Folëm për luftën tuaj ndaj korrupsionit dhe atë që po bëni për të sunduar ligji. Këto janë fushat ku duam t’ju ndihmojmë. Ju keni pasur sfida të forta në korrupsion, por sfida kryesore është për të ndërtuar një shtet, i cili është i sigurt për të gjitha komunitetet”, tha ai.
Cameron theksoi po ashtu se Britania e Madhe do të ndihmojë në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga shtetet mosnjohëse.
“Faleminderit për të gjitha diskutimet, ne do të vazhdojmë t’ju ndihmojë juve për njohjen nga të gjitha shtetet mosnjohëse. Ne ju mbështesim juve”, tha Cameron.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













