Lajme

Calmy-Rey uron Atifete Jahjagën

Presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, ka përshëndetur zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Mbetemi me shpresë se e posa emëruara në krye të shtetit të Kosovës do të vazhdojë të avancojë proceset demokratike, duke vënë në dispozicion reformat në gjirin e institucioneve të Kosovës”, thuhet në letrën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Bernë dërguar Prishtinës zyrtare.

Zgjedhja e presidentes së re të Kosovës ka bërë jehonë të madhe në mediet e Zvicrës, por edhe tek autoritete zvicerane.