Kosova
Calmy-Rey mbron politikën e saj prokosovare: “Historia më ka dhënë të drejtë”
"Ajo e mbron edhe sot luftën e saj për pavarësinë e Kosovës, të vitit 2008. Vetëm kështu, thotë ajo, është siguruar stabiliteti i Ballkanit, gjë kjo nga e cila ka përfituar edhe Zvicra"
“Ndërhyrja jotipike për Zvicrën e ish ministres së jashtme ka shpejtuar pavarësimin e Kosovës”. Ky është konstatimi me të cilin nis shkrimi të cilin mediet zvicerane e kanë publikuar sot, të marrë nga intervista në radion SRF4 dhe ajo gazetën “Le Temps” që ka dhënë Micheline Calmy Rey.
Ish ministrja e jashtme dhe ish presidentja e konfederatës së Zvicrës, njihet si politikania e parë e nivelit të lartë që ka mbështetur pavarësinë e Kosovës, disa vite para se të shpallej ajo, shkruan albinfo.ch.
“Micheline Calmy-Rey nga shumëkush konsiderohet si arkitekte e një shteti të pavarur të Kosovës, ajo e mbron edhe sot luftën e saj për pavarësinë e Kosovës, të vitit 2008. Vetëm kështu, thotë ajo, është siguruar stabiliteti i Ballkanit, gjë kjo nga e cila ka përfituar edhe Zvicra”.
Calmy Rey në intervistën që ka dhënë për radion SRF4 ka thënë se akuza që i është bërë shpesh asokohe ka qenë se politika e saj kosovare ishte në kundërshtim me neutralitetin e Zvicrës. Por, e kanë pasur gabim, thotë sot ajo, për shkakun se e drejta ndërkombëtare mbështetet në dy parime ose shtylla: në parimin e integritetit territorial dhe në atë të të drejtës së popujve për vetëvendosje, transmeton albinfo.ch. Këto dy parime shpesh vinin në kundërshtim njëri me tjetrin.
Por në rastin e Kosovës para Gjykatës së Hagës kanë qenë në peshore shkelja e të drejtave të njeriut me pacënueshmërinë e kufijve të Serbisë. Gjykata në fjalë në vitin 2010 ka vendosur se e drejta ndërkombëtare nuk është shkelur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Dhe po kjo prandaj vlen edhe për neutralitetin e Zvicrës, thotë Calmy Rey.
Rrjedhimisht, pavarësia e Kosovës ka qenë në interes të Zvicrës, edhe për shkak të komunitetit të madh të shqiptarëve të Kosovës në Zvicër. Ka pasur probleme të vizave, të cilat pa një sqarim të statusit të Kosovës – që, në një rast tjetër do të ishte pjesë e Serbisë – nuk mund të zgjidheshin. Dhe, pa stabilitet në Ballkan edhe ngritja e një ekonomie të qëndrueshme me investime të mëdha do të ishte e pamundur.
Pavarësia e Kosovës asokohe merrej si sukses i politikës së jashtme zvicerane dhe Zvicra respektohej si aktore në politikën ndërkombëtare, thuhet më tutje në artikull.
Ndërsa sa i përket luftimit të korrupsionit dhe në lidhje me sundimin e ligjit, në Kosovë, Calmy Rey tregon një tablo të përzier. Ka ende sfida. Madje edhe institucionet e BE-së si misioni për sundimin e ligjit, Eulexi, janë komprometuar pasi që janë bërë edhe vetë pjesë e skandaleve korruptive, thotë Calmy-Rey.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











