Lajme
Calmy-Rey, këshilltare e Jeremiçit!
Jeremiç e ka lutur ish kryediplomaten zvicerane që t`i bëhet këshilltare ndërsa ajo ka pranuar, shkruan NZZ
Një kombinim më i çuditshëm nuk mund të mendohej: Ish ministrja e jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey këshillon kryetarin e ri të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, ish ministrin e jashtëm serb Vuk Jeremic. Ky i fundit e ka lutur ish kryediplomaten zvicerane që t`i bëhet këshilltare ndërsa ajo ka pranuar. Kështu shkruan sot portali i gazetës Neuer Zürcher Zeitung” . Me këtë, dy kundërshtarët e dikurshëm janë shndërruar në partnerë.
Ajo që ata dy si ish ministra të jashtëm i ndante, ka qenë Kosova. Jeremic në Serbi bën pjesë në mesin e kundërshtarëve më të vendosur të pavarësisë së Kosovës. Ai, në një mënyrë pothuaj obsesive ka ndjekur synimin për të penguar njohjen e Kosovës nga bota.
Në kohën sa ishte në detyrë, ai udhëtonte me dhjetëra mijë kilometra deri në skajet më të largëta të botës për t`iua tërhequr vërejtjen bashkëbiseduesve për rrezikun nga njohja e deklarimit të njëanshëm të pavarësisë së Kosovës.
Ndërkaq Micheline Calmy Rey qëndronte e vendosur në kampin tjetër. Që në vitin 2005, tri vite para shpalljes së pavarësisë, në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës, të drejtuar nga ajo ishte e qartë: Kosova duhet të bëhet shtet i pavarur. Kjo i shüërben stabilitetit të regjionit, deklaronte pa u lodhur Calmy-Rey. Kjo përputhet edhe me vullnetin e shumicës së popullatës dhe është më mirë për 200 mijë kosovarët që jetojnë në Zvicër.
Berna, me këtë qëndrim ishte ndër kryeqytetet e para në përgjithësi që ndanin me kosovarët dëshirën e tyre për pavarësi. Pak ditë pas shpalljes së pavarësisë, Zvicra vendosi edhe marrëdhëniet diplomatike me Kosovën. Kosvarët ishin mirënjohës. Ata i ndanë Calmy-rey-t një çmim ndërsa në Prishtinë duhej të pagëzohej një shesh me emrin e saj.
Ndërkaq, politika kosovare e Calmy Rey kishte shkaktuar një fazë të vogël të akullt mes Beogradit dhe Bernës. Por, pastaj klima kishte filluar të ngrohej. Përkundër të gjithave që këta dy partnerë të rinj i bëjnë të ndryshëm: gjinia, mosha, gjuha – vetëm pasioni për Kosovën është ai që i bashkon, edhe vetia që pozicionet e marra njëherë t`i ndryshojnë me shumë vështirësi. Dhe të gjitha këto duket të mos jenë pengesë.
Sipas Radio DRS, Calmy rey dëshiron që “thjesht të ndihmojë” presidentin e ri. Fundja, ata njihen dhe përparimet janë të mundshme vetëm kur njerëzit flasin njëri me tjetrin. Nga ana tjetër, për Jeremicin, këshilltarja e tij është gjithsesi një rast fatlum. Ai ka kërkuar nga shteti i tij sipas medieve beogradase një buxhet prej 7.3 milionë dollarëve për një vit sa do të qëndrojë në këtë post. Qeveria ia ka miratuar vetëm 1.5 milionë. Por, zonja Calmy Rey lka ofruar shërbimet e saj pa asnjë honorar, përfundon NZZ.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











