Kosova
Cakaj: Shqipëria largohet nga mini Schengeni ballkanik nëse përjashtohet Kosova
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se Shqipëria do të largohet nga iniciativa e mini-Schengenit ballkanik, në rast se Serbia bën probleme në raport me Kosovën
Cakaj ka thënë se termi Mini-Schengen duhet të ndryshojë, ndërsa ka theksuar se takimi i parë trelateral mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit në largim të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në Novi Sad të Vojvodinës së Serbisë, u ka bërë thirrje edhe liderëve të tri shteteve të tjera të Ballkanit që t’i bashkohen kësaj iniciative.
“Ka qenë takim trelateral në vazhdën e takimeve të mëhershme. Shumë shpejt pritet të kemi një takim trelateral me Malin e Zi e Kroacinë, me Kroacinë e Kosovën, e kështu me radhë. Nuk do të jetë ndërmarrje trelaterale. Kryeministri Rama e ka pasur kusht thelbësor të panegociueshëm që nëse Kosova përjashtohet nga ky bashkëpunim, Shqipëria tërhiqet menjëherë. Aty u është bërë ftesë tri shteteve të tjera, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës, që t’i bashkohen kësaj iniciative”, ka thënë Cakaj në një intervistë në Rubikon të KTV-së.
Ai tha se edhe kreu i LVV-së, Albin Kurti, partia e të cilit fitoi zgjedhjet e 6 tetorit dhe që është pretendenti kryesor për të marrë postin e Kryeministrit, ka thënë se është i interesuar të marrë më shumë informacione për këtë iniciativë.
“Shqipëria s’bëhet pjesë e asnjë iniciative ku përjashtohet Kosova. Kjo iniciativë nuk është finalizuar ende, sepse pritet kontributi i shteteve të tjera të Ballkanit. Përfshirja e Kosovës është kusht që Shqipëria të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj iniciative”, deklaroi ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, shkruan sinjali, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












