Shqipëria
Cakaj: 80% e stafit të konsullatave do të ndryshojë
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se mbi 50 diplomatë shqiptarë në botë do të largohen ose do të transferohen, në kuadër të vazhdimit të reformimit të diplomacisë.
Ministri në një konferencë për media ka deklaruar se Shqipëria nuk meriton asgjë më pak se meritokraci në institucione, transmeton albinfo.ch.
Ministri njoftoi se 80 për qind e stafit të konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë do të ndryshojë.
“Lidhur me këtë parim elementar që udhëheq gjithë ndërmarrjen tonë, komunikoj se 80 për qind e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë nëpër botë nuk do të jenë më të njëjta. Ato duhet të ndryshohen rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve”, deklaroi ai.
Cakaj dha edhe lajmin se mbi 50% e pasaportave diplomatike dhe pasaportave të shërbimit do të shpallen të pavlefshme.
Ai po ashtu tha se mbi 20 konsuj nderi të Shqipërisë nëpër botë nuk do të jenë më të tillë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro












