Shqipëria
Cakaj: Merkel konfirmoi mbështetjen për hapjen e negociatave
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, kanë përfunduar takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, shkruan albinfo.ch.
Siç ka njoftuar Cakaj përmes një postimi në Facebook, ata kanë dalë nga ky takim me mbështetjen absolute të Merkelit për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoi edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perendimor! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë”, ka shkruar Cakaj, përcjell albinfo.ch.
Edhe kryeministri Rama ka postuar një foto nga takimi me kancelaren Merkel, të cilën e ka cilësuar si “Foto e ditës”.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro













