Bota
Ç. Ramadani në aksionin e tij terrorist ka pasur me vete bomba zvicerane
Sipas akuzës, granatat e dorës që i ka përdorur ai krahas kallashnikovëve dhe armëve tjera, kanë qenë prodhim zviceran
Personi që ka marrë pjesë në një pritë në Turqi nga e cila janë vrarë tre persona (nga të cilët dy policë turq) Çëndrim Ramadani, ka përdorur armatim të prodhimit zviceran.
Ramadani, i cili është dënuar nga një gjykatë turke në muajin qershor me 176 vjet e gjashtë muaj burg, është rritur në Zvicër, prej nga është dëbuar në vitin 2013 për shkak të një numri veprash penale. Mediat zvicerane shkruajnë se ai është radikalizuar më vonë, pasi që është dëbuar nga Zvicra dhe me kohë i është bashkuar ISIS-it, transmeton albinfo.ch.
Siç shkruan gazeta “Sonntagsblick”, duke iu referuar të dhënave nga gjykata, granatat e dorës që i ka përdorur ai krahas kallashnikovëve dhe armëve tjera, kanë qenë prodhim zviceran. Aty shkruan se “te Ramadani janë gjetur dy granata të tipit “high explosive fragmentation HG86 SM8-03…” Këto granata janë prodhim i fabrikës zvicerane të pajisjeve ushtarake “Ruag”.
Se si kanë arritur këto granata në duart e terroristëve islamikë, ka një histori të veçantë, përcjell albinfo.ch. Nga eksporti që Zvicra kishte bërë në Arabinë Saudite në vitin 2012, një pjesë e armatimit kishte rënë në duart e luftëtarëve sirianë dhe pastaj ka qenë e lehtë që ato të bien edhe në duart e ISIS-it. Gazeta SonntagsZeitung atëbotë e kishte problematizuar këtë rast.
Përgjegjësit për informim në Ruag ndërkaq kanë deklaruar se prodhimet e tyre nuk u jepen terroristëve. Ruag ka vepruar në përputhje me ligjet e vendit dhe i ka shitur armatim një shteti sikur është Arabia Saudite.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











