Autotech
Byton sjell konceptin rivalizues të Teslas
Koncepti i Bytonit është pajisje e mençur, veturë elektrike, që më pak ka të bëjë me vozitjen dhe më shumë me shfrytëzimin e mençur të kohës gjatë vozitjes
Në panairin e sivjetmë “Consumer Electronics Show”, Byton ishte kompania e fundit që ka hyrë në tregun e veturave, me një model SUV që është më shumë telefon i mençur se veturë.
Koncepti i Bytonit është pajisje e mençur, veturë elektrike, që më pak ka të bëjë me vozitjen dhe më shumë me shfrytëzimin e mençur të kohës gjatë vozitjes.
Vetura ka nivelin e tretë të sistemeve ndihmuese për shoferë. Vetura nuk funksionon përmes butonave, por përmes një ekrani të madh të ndjeshëm në prekje.
Nëse duhet ndërlidhje tjetër, kjo funksionon edhe përmes njohjes së gjesteve të dorës, transmeton Albinfo.ch.
Vetura ka bateri elektrike prej 71Kwh që mundëson vozitje deri në 400 kilometra. Ajo, sipas kompanisë, do të mbushet deri në 80 për qind për vetëm 30 minuta.
Byton do të hedhë në treg këtë veturë në vitin 2019 dhe do të kushtojë rreth 45 mijë euro.
Ky pritet të jetë rivali i drejtpërdrejtë i Teslas, liderit aktual në tregun e veturave elektrike.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











