Shkurt.ch
Buxheti për vitin 2012: 64.1 miliardë franga
Marrë në tërësi, buxheti i vitit 2012 parasheh rritje, në krahasim me atë të vitit 2011, për 1 miliard franga
Sot, në seancën plenare të Këshillit Nacional të Parlamentit të Zvicrës është miratuar buxheti i Zvicrës për vitin 2012. Sipas përcaktimit të Qeverisë dhe Këshillit të Kantoneve, ky buxhet do të jetë i rendë 64.1 miliardë franga.
Ndërkohë, komisioni për financa i Këshillit Nacional parasheh të ardhura pak më të vogla. Kjo sidomos për faktin se, sipas tij, nuk duhet të llogaritet që Banka nacionale në vitin e ardhshëm do t`ua shpërndajë fitimin e saj federatës dhe kantoneve.
Komisioni kërkon shkurtime në personel dhe në shpenzimet nga fusha e këshillimeve. Hapësirë tjetër për kursime¨, sipas propozimeve në kuvend, ekziston edhe në ndihmën për zhvillim (jashtë vendit) dhe në fushën e azilit.
Ndërkohë është kërkuar rritje e buxhetit për kulturë dhe për masa preventive. Marrë në tërësi, buxheti i vitit 2012 parasheh rritje, në krahasim me atë të vitit 2011 për 1 miliard franga.
Shumica e kësaj shume, gjegjësisht 600 milionë franga parashihet të ndahet për mirëqenie sociale. Rritje markante do të kenë edhe fushat si bashkëpunimi për zhvillim, arsimi, hulumtimi shkencor dhe komunikacioni.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë








