Kosova
Buxheti dhe Plani i Rritjes, 21 organizata i shkruajnë presidentes Osmani
21 organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër presidentes Vjosa Osmani për ndërmjetësim politik në çështjen e miratimit të buxhetit dhe marrëveshjen për Planin e Rritjes para se të shpërbëhet parlamenti, përcjell albinfo.ch.
Mes tjerash në letër theksohet se e ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike.
“Jemi të vetëdijshëm se ka shumë çështje që kërkojnë vëmendje urgjente nga Kuvendi i Kosovës në këtë periudhë të ndjeshme politike. Megjithatë, vlerësojmë se dy ndër to janë veçanërisht të domosdoshme dhe për të cilat mund të arrihet pajtim i gjerë ndërmjet të gjitha forcave politike. Miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm dhe miratimi i Marrëveshjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes para shpërbërjes së Kuvendit”.
“Po ashtu, si rrjedhojë e bllokadës institucionale shumë-mujore Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk i ka ratifikuar Marrëveshjet me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes. Kjo po e pamundëson arkëtimin e parapagesës dhe disbursimin e këstit të parë për masat e zbatuara sipas kësaj marrëveshjeje dhe humbjen e një mundësie të rëndësishme për të rikthyer besimin e Bashkimit Evropian dhe qytetarëve në përkushtimin e institucioneve të vendit ndaj procesit të integrimit evropian”, thuhet mes tjerash në letrën e këtyre organizatave.
“Duke pasur parasysh rolin tuaj kushtetues dhe konsensual, ju bëjmë thirrje që të ndërmerrni iniciativë për ndërmjetësim politik, duke ftuar partitë parlamentare që të gjejnë një zgjidhje të përkohshme e funksionale për çështjen e buxhetit dhe marrëveshjeve në fjalë, para se të shpërbëhet Kuvendi aktual dhe vendi të shkojë në zgjedhje”
Ato kanë propozuar disa rrugë të mundshme ligjore dhe të zbatueshme që i gjeni më poshtë:
Qeveria në detyrë të dorëzojë në Kuvend Projektligjin e buxhetit për vitin 2026, në përputhje me kompetencat që i jep Ligji për Qeverinë si dhe në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që Kuvendi aktual ta miratojë një buxhet të rregullt për vitin e ardhshëm me procedurë të përshpejtuar. Ky është edhe opsioni më i mirë dhe më i sigurtë, marrë parasysh se themelimi i institucioneve të reja mund të zvarritet për muaj të tërë, siç ndodhi gjatë këtij viti. Theksojmë se Qeveria e re, pas konstituimit, mund ta plotësojë dhe ndryshojë buxhetin dhe përshtasë disa nga linjat sipas programit të saj.Nëse opsoni më lartë nuk realizohet, atëherë Kuvendi aktual të paktën të votojë një zgjatje të buxhetit aktual deri në fund të muajit mars 2026, duke u bazuar në dispozitat e nenit 24 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, në mënyrë që të garantohet funksionimi bazik i shtetit dhe stabiliteti financiar deri në formimin e institucioneve të reja.Një hap i tillë, përveçse do të shmangte rrezikun e një krize buxhetore të paprecedentë, do të sillte edhe qetësi e siguri më të madhe për qytetarët, sidomos për ata dhe ato që varen nga pagat dhe transferet publike, duke i shpëtuar nga ndjenja e ankthit dhe pasigurisë ekonomike gjatë periudhës zgjedhore. Një stabilitet i tillë financiar dhe institucional do të ishte thelbësor edhe për mbarëvajtjen e procesit demokratik, duke u mundësuar qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë të lirë, dhe pa ndjenja presioni ekonomik apo pasigurie për të ardhmen.Të ratifikohet Marrëveshja e Facilitetit, tashmë e negociuar dhe nënshkruar nga Komisioni Evropian dhe Qeveria e Kosovës. Po ashtu, të nënshkruhet Marrëveshja e Huasë nga Zëvendësministri përgjegjës në detyrë në MFPT, duke qenë se nuk ka mandat deputeti. Duam të theksojmë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje nuk e shkel Ligjin për Qeverinë meqenëse iniciimi i saj ka ndodhur më 4 dhjetor 2024, në kohën kur Qeveria kishte mandat të plotë. Vetëm kur të ratifikohen këto dy marrëveshje, Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes.Ne rekomandojmë që në shërbim të përshpejtimit të procedurave, të përdoret Neni 123 i Rregullores së Kuvendit për anashkalimin e afateve dhe veprimeve tjera procedurale në mënyrë miratimi i buxhetit dhe ratifikimi i marrëveshjeve të bëhet me shpejtësinë që e kërkon urgjenca e situatës.
Më poshtë i gjeni organizatat që i janë drejtuar presidentes.
Instituti GAP
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI)
SHL-Kosova
Balkan Green Foundation (BGF)
Community Building Mitrovica (CBM)
Community Development Fund (CDF)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)
Activism Roots
Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)
Qendra per Zhvillimin e Grupeve Shoqerore (CSGD)
Kosova – Ëomen 4 Ëomen (K-Ë4Ë)
EC Ma Ndryshe
YMCA Kosova
TOKA
Organization for Partnership, Engagement and Development (OPED)
Advocacy Training and Resource Center (ATRC)
Prishtina Institute for Political Studies (PIPS)
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









