Lajme
Bushati: Qeveria kroate vendos rreth ekstradimit të Ballistit
Rregullat e ekstradimit janë të qarta. Pavarësisht fjalës së gjyqësorit, i takon qeverise kroate të vendosë, ka thënë ministri Bushati
Ideatori i flamurit “Autochthonous” që u ngrit në ndeshjen Serbi-Shqipëri në kualifikimet për ne EURO po vazhdon të mbahet nga policia kroate që prej muajit qershor. Por ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka thënë se institucionet shqiptare janë angazhuar drejtpërdrejtë për të mos lejuar ekstradimin e tifozit të kombëtares Ballist Morina në Serbi.
Bushati ka konfirmuar përpjekjet që po bëhen në këtë drejtim.
“Me lejoni tu them se shteti Shqiptar ka vepruar me të gjitha normat ndërkombëtare duke i dhënë asistencë Ballist Morinës, si dhe duke e vizituar ku mbahet aktualisht. Ka pasur edhe një komunikim në Podgoricë mes dy kryeministrave. I njëjti komunikim është edhe mes dy shteteve.
Rregullat e ekstradimit janë të qarta. Pavarësisht fjalës së gjyqësorit, i takon qeverise kroate të vendosë. Jemi besimplotë se çështja do të zgjidhet në mënyre racionale”, citojnë mediat shqiptare të këtë thënë Bushati, transmeton albinfo.ch. krejt këtë ministri shqiptar e ka quajtur si një betejë shahu. “
Jemi në një tryezë shahu, ku secila prej palëve bën lëvizjet që i gjykon më dobiprurëse. Serbia i ka bërë veprimet e saj. Kemi precedentin Italian, ku ju refuzua kërkesa Serbisë. Ne besojmë që Kroacia duhet të ndjekë këtë precedent. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhen kultivuar dhe përmirësuar në funksion të stabilitetit demokratik”, ka përfunduar Bushati.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














