CH-Ballkani
Bushati në Komision thotë se Meta ka qenë në dijeni për negociatat me Greqinë
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në raportimin e tij në Komisionin për Integrime ka deklaruar se presidenti Meta ka qenë në dijeni të negociatave me Greqinë që kur ai ishte në krye të Kuvendit.
“Pas takimit të kryeministrit Rama dhe Tsipras në samitin e NATO-s u ra dakord që krahas mekanizmit diplomatik, dy ministrat e jashtëm, së bashku me ekipe nga institucione të ndryshme të shteteve në fjalë, të uleshin dhe të diskutonin në një mënyrë edhe më intensive, siç ishin takimet e Kretës dhe Korçës”, ka thënë Bushati gjatë raportimit, përcjell albinfo.ch.
Bushati ka treguar se presidenti Meta nuk ka lëshuar plotfuqishmëri për të vazhduar bisedimet dhe se ka bërë edhe disa kërkesa shtesë. “Koncepti i plotfuqishmërisë, i cili i jep garanci palës tjetër që lista e këtyre njerëzve ka mbështetjen e instancës shtetërore. Lista e njerëzve mbi bazën e këtij ligji është e rëndësishme që të jetë mbi bazën e përfaqësimit institucional. Presidenti ka kërkuar emrat, CV-të e tyre dhe ne i kemi vënë në dispozicion emrat, funksionet dhe CV-të. Institucionet do të përgjigjen për këtë çështje, por nuk është normale për një shtet që të diskutojmë emrat në publik”, ka thënë Bushati.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











