Lajme
Busek: Kosova vend stabil për investime
"Aty mund të gjesh vërtet resurse të favorshme për investim. Kosova ka një strategji po ashtu të favorshme dhe njerëz të kualifikuar"

President i Forumit Ekonomik në Vjenë, Erhard Busek, ka thënë se e ka njohur mjaft mirë Kosovën qysh para pavarësisë dhe ngjarjeve të tmerrshme të luftës dhe se tash është i impresionuar nga zhvillimet pozitive në këtë vend.
“Aty mund të gjesh vërtet resurse të favorshme për investim. Kosova ka një strategji po ashtu të favorshme dhe njerëz të kualifikuar, pra një potencial energjish të reja. Kjo është e shkëlqyeshme. Edhe burimet natyrore sigurisht që janë me interes për investitorët e huaj si dhe ndërtimi i infrastrukturës”, ka thënë Busek, për DW.
Ai ka theksuar se politikisht janë të interesuar që të ketë një stabilizim në gjithë rajonin dhe aty Kosova është një zonë shumë e rëndësishme.
Busek, ka permendur se Kosova është partneri më i madh ekonomik për Serbinë, ku eksportet më të mëdha vijnë nga Serbia për në Kosovë.
Kurse dialogu i Kosovës me Serbinë në Bruksel, sipas tij, duhet të vazhdojë, ndërsa me kohë prej çështjeve më të lehta teknike do të dalë në çështje politike.
“Dialogu nuk do të mund të ndalej në çështjet teknike”, ka deklaruar Busek, shkruan “Koha Ditore”.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1 Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të shtunën mbrëma në autostradën A1, pranë zonës së pushimit...
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore