Lajme
Burri var gruan në Lushnje, pasi nuk kishte gatuar darkën
Gruaja e cila u var me litar, po trajtohet në Spital në luftë për jetën, ndërsa burri është arrestuar dhe dërguar në paraburgim
Një burrë 56 vjeçar nga Lushnja kishte varur me litar gruan e tij 52 vjeçe, pasi gruaja nuk e kishte përgatitur darkën. Kjo duket të qenë zënka në mes çiftit që ka përfunduar me fatalitet. Gruaja e cila u var me litar, po trajtohet në Spital në luftë për jetën, ndërsa burri është arrestuar dhe dërguar në paraburgim.
Sipas Policisë së Shtetit çdo gjë kishte nisur pas një sherri mes çiftit, dhe ka qenë 56-vjeçari që i ka vënë litarin në fyt gruas së tij, F. Biçaku, 52 vjeçe.
Ka qenë kunata e çiftit ajo që ka njoftuar policinë, e cila fatmirësisht ka reaguar në kohë. Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një sherr i çastit, duke bërë që burri të humbasë kontrollin. Sipas burimeve nga hetimi, rreth orës 18:30, bashkëshorti ka kërkuar që t’i shërbehet darka, por nuk ka pasur asgjë të gatuar në atë orë.
Kaq është dashur që në shtëpi të nisë sherri dhe të dy kanë fajësuar njëri-tjetrin për mungesë përgjegjshmërie në familje. 56-vjeçari e ka goditur fillimisht me një shuplakë dhe ka nisur ta fyejë.Pas disa minutash debat, në një çast burri ka marrë një litar që gjendej në korridor dhe e ka lidhur gruan për fyti.
Thirrjet e saj për ndihmë i ka dëgjuar kunata, e cila banon pranë tyre. Kur ka shkuar për të parë çfarë po ndodhte, ajo e ka gjetur kunatën me litarin në fyt, ndërsa i është lutur bashkëshortit të saj që ta lëshonte, shkruan Panorama.
Vetëm atëherë ai është kthjelluar dhe i ka hequr duart nga litari e më pas është larguar nga banesa pa folur asnjë fjalë. Kunata më pas ka kërkuar ndihmën e mjekëve, të cilët kanë marrë gruan me urgjencë e duke parë gjendjen e rëndë, e kanë nisur atë për në Tiranë. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe Policia, e cila disa orë më vonë kanë vënë në pranga 56-vjeçarin, i cili akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë”.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












