Kosova
Burri rrah gruan e tij braziliane në Gjilan
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Gjilan është raportuar për një rast të dhunës në familje.
“Viktima femër, shtetase e Brazilit, ka informuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar.
Ndërkohë, është arrestuar një person në Kamenicë pasi i njëjti dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, që sipas Policisë, ka qenë edhe nën moshën 16 vjeçe.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thotë Policia, ndërsa shton se i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














