E-Diaspora
Burri nga Kosova vranë ish-gruan dhe partnerin e saj në Gjermani
Vrasja e dyfishtë në Gjermani
Të shtunën rreth orës 14:20, në Iserlohn, Gjermani, është raportuar për një vrasje të dyfishtë.
Sipas agjencisë së lajmeve dpa, sulmi ka ndodhur nga një burrë 43-vjeçar, i cili raportohet të ketë vrarë me thikë kuzhine ish-bashkëshorten e tij 32 vjeçe dhe një burrë tjetër 23-vjeçar, që mediat në Gjermani raportojnë të ketë qenë partneri i ri i viktimës.
Ndërkaq, raportohet se dorasi dhe gruaja 32 vjeçe janë nga Kosova, kurse 23-vjeçari nga Afganistani.
Raportohet po ashtu se i dyshuari është dorëzuar te forcat policore menjëherë pas aktit në vend të ngjarjes, pa rezistencë.
Në bazë të autopsive që u janë bërë dy viktimave, del se ata kanë pësuar disa plagë të shkaktuara nga thika, e cila është konfiskuar në vend të ngjarjes.
Arsyeja e këtij sulmi nuk dihet, por çifti kishte kohë që jetonin të ndarë.
Mediumi tjetër i madh gjerman “Bilt” raporton se në kohën e sulmit, të ndodhur në një stacion treni, viktima femër me vete kishte edhe beben e saj 2 muajshe (vajzë), e cila ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.
“Në veturën e viktimës grua në kohën e krimit ishte një vajzë dy vjeçe. E bija e viktimave u shpëtua nga dëshmitarët. Foshnja u dërgua në spital pa lëndime dhe tani është nën kujdesin e zyrës për mirëqenie. Sipas gjendjes aktuale të hetimit, dyshohet se 23 vjeçari është babai i fëmijës”, raporton “TZ”.
Në kohën e aktit, afër vendit të ngjarjes ka pasur shumë dëshmitarë, përfshirë edhe një dasmë që po ndodhte aty pari me rreth 20 persona.
Trupi i pajetë i gruas mbeti në një parking automjetesh, ndërkaq trupi i burrit mbeti në platformë.
“Stacioni është mjaft qendror dhe në kohën e krimit ka pasur shumë persona afër”, ka thënë një zëdhënës policor.
Mysafirët e dasmës kanë mbetur të tronditur nga ngjarja dhe janë strehuar në ndërtesat e afërta raportojnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










