Jeta në Zvicër
Burkhalter: Paqja dhe stabiliteti ndërkombëtar nuk janë të vetëkuptueshme
Presidenti i Federatës së Zvicrës, Didier Burkhalter është paraqitur sot me një deklaratë në ditën e shënimit të 75 vjetorit të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore
“Në verën e vitit 1939 në Evropë plasi lufta. Në ditën e sotme, saktësisht para 75 vitesh, në Zvicër u bë mobilizimi. Sot ne u shprehim mirënjohjen tonë të thellë njerëzve që kanë mbrojtur vendin tonë nga kërcënimet e tmerrshme. Lufta e Dytë Botërore për Zvicrën lidhet me ngjarje të zymta dhe të errëta. Kjo e bën të nevojshme që të shikojmë mbrapa me pakënaqësi dhe me modesti. Në të njëjtën kohë me mijëra njerëz atëbotë qenë angazhuar në mënyrë të qartë për dinjitet dhe liri, thotë Burkhalter në deklaratën e tij.
Me miliona njerëz kanë rënë viktima të dramës e cila është zhvilluar në Evropë dhe në gjithë botën nga viti 1939 deri në vitin 1945. Gjenerata dhe popuj të tërë janë asgjësuar. Sot ne duhet të përkujtojmë se paqja, stabiliteti dhe siguria ndërkombëtare nuk janë të vetëkuptueshme. Për to duhet luftuar në çdo kohë me vetëdije, angazhim dhe me vepra.
Janë të shumta përkujtimet që bëhen gjatë verës 2014. Në emrin e popullit tonë, unë shpreh dëshirën që popujve në Evropë dhe në gjithë botën këto përkujtime t`u shërbejnë si mësim që edhe në kohë të vështira duhet kërkuar rrugën e diplomacisë, të dialogut dhe të paqes, përfundon deklarata e presidentit të Federatës së Zvicrës, DIdier Burkhalter.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











