Shqipëria
Bunkerët shqiptarë në BBC
Bunkerët shqiptarë tërheqin sërish vëmendje në Perëndim. Përmes një shkrimi, ku mbizotërojnë fotot, BBC tregon frymëzimin e fotografit Robert Hackman për të krijuar një libër me fotografi, i cili dokumenton praktikisht një pjesë të bunkerëve të ndërtuar në Shqipërinë e viteve 1975-1989.
Llogaritet të kenë qenë 500 mijë të tillë në të gjithë vendin, e ndërsa disa kanë mbetur në gjendjen fillestare, të tjerë janë shndërruar në kafene, shtëpi, restorante, apo rezervuare uji, transmeton “TCH”.
Gjatë viteve të pasigurta të Luftës së Ftohtë, kur vendin e përgatisnin për perspektivën e një lufte shkatërruese nukleare, diktatori shqiptar Enver Hoxha i bindi shqiptarët se bota jashtë kërkonte rrëzimin e shtetit të tyre komunist. “Por, në vend që të prodhonte një kundërpërgjigje teknologjike, prodhoi masivisht bunkerë”, është shpjegimi i dhënë nga BBC, përcjell albinfo.ch.
Libri i Hackmanit, i quajtur “Metamorfoza”, i tregon bunkerët siç janë sot. Fotografi ka përcjellë aty edhe dëshmi të njerëzve, që rrëfejnë sesi për t’ua forcuar idenë e kërcënimit e për t’ua bërë më bindëse nevojën e bunkerëve, jepeshin rregullisht alarme të rreme ajrore.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









