Bota
Bundeswehr shqyrton rekrutimin e ushtarëve profesionistë nga shtetet e tjera të BE-së
A do ta mbrojnë të huajt së shpejti Gjermaninë? Me sa duket Bundeswehri po mendon të angazhojë qytetarë nga vendet fqinje si ushtarë. Por kërkesa të tilla nuk gjejnë fort mbështetje.
Mungesa e forcave të kualifikuara nuk ndalet as para frontit të trupave. Sipas një raporti të medias, Bundeswehr (Ushtria gjermane) po shqyrton mundësinë e rekrutimit të ushtarëve profesionistë nga shtetet e tjera të BE-së. Rekrutimi i qytetarëve të BE-së për aktivitete të veçanta është “një opcion” që do të shqyrtohet, e citon Inspektorin e Përgjithshëm të Bundeswehr, Eberhard Zorn, grupi mediatik Funke . “Ne po flasim këtu për shembull për mjekët ose specialistët e IT-së”, tha oficeri më i lartë në ushtrinë gjermane. Në kohën e mungesës së punëtorëve të kualifikuar, Bundeswehri duhet “të shikojë në të gjitha drejtimet dhe të përpiqet për brezin e ri të duhur “, shkruan DW, përcjell albinfo.ch
Reagime të përmbajtura
Sipas grupit mediatik Funke, qeveria federale tashmë ka konsultuar partnerët e BE-së në lidhje me planet e saj. Shumica e shteteve reaguan me kujdes, sidomos evropianolindorët. Kështu Bullgaria ishte e shqetësuar për marrjen dhe emigrimin e qytetarëve të saj. Në Gjermani, sipas raportit jetojnë rreth 530,000 qytetarë të BE-së midis moshës 18 dhe 30 vjeç, të cilët do të ishin një potencial shtesë për rekrutimin e Bundeswehrit. Komisioneri i mbrojtjes, Hans Peter Bartels (SPD) i tha grupit mediatik Funke se rekrutimi i të huajve të BE-së do të ishte “një lloj normaliteti”. Ushtria gjermane tashmë ka “shumë ushtarë me sfond migrimi ose shtetësi të dyfishtë”. Por, do të ishte një “iluzion” për ta pranuar se qytetarët e BE-së do të ishin zgjidhja e problemeve të personelit të trupës.
203,000 ushtarë si qëllim
Edhe pa fillestarë nga vendet e tjera të BE-së, numri i ushtarëve të Bundeswehrit po rritet përsëri. “Ne arrijmë në fund të këtij viti shifrën e 182,000 ushtareve dhe ushtarëve, që është 2,500 më shumë ushtarë profesionistë dhe kohë se një vit më parë dhe një plus prej 6500 në krahasim me mesataren e 2016-tës”, i tha gazetës „Rheinische Post, ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen (CDU). Me dymbëdhjetë për qind të grave, është arritur një nivel i ri. Sa e madhe do të duhet të bëhej ushtria gjermane, është “e varur nga gjendja e sigurisë dhe detyrat pasuese për trupat”, tha von der Leyen. Planifikimi aktual i personelit afatmesëm parashikon arritjen e shifrës së 203,000 ushtarëve deri në vitin 2025, duke përfshirë shumë forca të reja të tilla si siguria kibernetike ose projektet në kuadër të mbrojtjes brenda Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











