Lajme
Bundestagu zgjat mandatin e ushtarëve gjermanë në Kosovë

Duket se ushtarët gjermanë mund të qëndrojnë për së paku edhe një vit tjetër në Kosovë. Parlamenti gjerman vendosi ta vazhdojë mandatin e Bundeswehr-it në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë së Kosovës (KFOR) me kërkesë të Qeverisë Federale, në një votim me emër, me 468 vota pro, 127 kundër dhe katër abstenime. Votimi u bazua në një rekomandim të Komisionit të Punëve të Jashtme dhe të Komisionit të Buxhetit. Ky i fundit kontrollon realizueshmërinë financiare të tij.
Fjalimi i fundit i Juratoviçit
Ndryshe nga debati i parë mbi KFOR-in, kur u parashtrua kërkesa e qeverisë gjermane, ndër folësit kësaj radhe vetëm Josip Juratoviç, ndër njohësit e mirëfilltë të Ballkanit. Fjala e tij katërminutëshe ishte fjalimi i tij i fundit në Bundestag, prandaj deputeti socialdemokrat e shfrytëzoi atë për të drejtuar një kritikë në emër të politikave të BE-së ndaj Evropës Lindore. Ai e quajti gabim lejimin e krijimit të shteteve nacionale në Evropë, pa kërkuar prej këtyre zbatimin e Kartës së të drejtave të njeriut.
Elitat komuniste e nacionaliste që shkatërruan ish-Jugosllavinë për vite me radhë nuk kanë aspak interes të jenë në Evropë, tha Juratoviç. Ato kanë gjetur një shembull që e përdorin si model, e ky është Orbani. Presidentin hungarez Juratoviç e quajti “trojanin e Kinës” në Evropë, që e përdor Ballkanin për çdo maskarallëk, tha Juratoviç, duke marrë si shembull të ashtuquajturat “non papers”, të cilat, sipas Juratoviçit, “janë komplet në stilin e Orbanit”.
Juratoviç kërkoi sistemin e heqjes së të drejtës së vetos në vendimarrjet e BE-së, duke paralajmëruar: “Kur një parti e vogël bullgare vendos për të ardhmen e Evropës, atëherë as Evropa nuk është shumë larg ballkanizimit”.
Deri në 400 ushtarë
Detyra kryesore e forcave të Bundeswehr-it në kuadër të KFOR-it është të mbështesë zhvillimin e Kosovës në një vend të qëndrueshëm, demokratik, multietnik dhe paqësor. Misioni është në thelb i pakufizuar në kohë, por më 7 qershor 2000 Qeveria Federale siguroi në një takim të Komitetit të Punëve të Jashtme se do t’ia referonte çështjen Bundestagut Gjerman çdo dymbëdhjetë muaj për sa kohë zgjat mandati. Qeveria Federale do t’i japë përsëri Bundestagut Gjerman një mandat konstituiv për të zgjatur vendosjen nëse një nga grupet parlamentare dëshiron.
Votimi u bë së bashku me zgjatjen e mandatit të ushtarëve gjermanë në kuadër të misionit UNIFIL të Kombeve të Bashkuara për të luftuar trafikun e paligjshëm të armëve në Liban. Qëllimi i misionit është që të japë një kontribut në stabilizimin e Lindjes së Mesme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak