Sport
Bundesliga gjermane rifillon ndeshjet më 9 maj
Pandemia e koronavirusit ka bllokuar totalisht aktivitetet sportive në Gjermani.
Bundesliga gjermane ishte pezulluar për shkak të pandemisë, ndërsa kanë mbetur edhe nëntë xhiro në edicionin aktual.
Politikani Markus Soder i ka thënë gazetës Bild se “parakushtet ekzistojnë, është një koncept i menduar mirë”.
“Ajo që ka prezantuar DFL-ja dëshmon se masat mbrojtëse janë në vend. Mund të imagjinoj që mund të kthehemi me ndeshje pa shikues. Ndeshjet me tifozë janë plotësisht të pamenduara. Mund të imagjinohet që të nisim me ndeshje që më 9 maj. Një është e qartë, një fundjavë me ndeshje futbolli është shumë më e durueshme se një fundjavë pa futboll”, ka thënë ai.
Edhe njerëz tjerë të politikës kanë përkrahur idenë që ndeshjet të vazhdojnë prej 9 majit, pa praninë e shikuesve. Klubet e Bundesligës kanë nisur kohë më parë me stërvitje nën kushte të veçanta.
“Po marrim sinjale pozitive. Politika ka besim te ne dhe tani ne dhe lojtarët duhet të jemi shembull”, ka thënë udhëheqësi i Ligës gjermane, Christian Seifert, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












