Shqipëria
Bum i madh turistik, Durrësi që tani i rezervuar
Ky vit është bumi më i madh, hotelet janë të rezervuara, numri është më i lartë se vitin e kaluar
Sezoni turistik në Durrës këtë vit është më i suksesshmi dhe ky vit do jetë një bum i madh, u shpreh kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako për “Report TV”.
Kryetari i bashkisë Durrës, Dako theksoi se çdo vit ka pasur rritje përsa i përket fluksit të turistëve, por ky vit është bumi më i madh, hotelet janë të rezervuara, numri është më i lartë se vitin e kaluar, shkruan “ATSH”.
Duke u ndalur te turizmi, ai theksoi se pritet një bum në qytetin e Durrësit, pasi janë prenotuar të gjitha hotelet, përcjell albinfo.ch.
“U bënë disa vite që jam në krye të bashkisë së Durrësit dhe eksperienca e gjithë këtyre viteve na vlen për të përmirësuar punën edhe për këtë vit. Turizmi është i rëndësishëm për biznesin lokal, janë shumë aktivitete. Ka nisur përgatitja që në qershor. Ky sezon do të jetë më i madhi. Ky vit është 90 ditë me kapacitet të plotë, hotelet janë rezervuar, këtë vit kemi shumë turistë edhe nga vendet skandinave, përveç tradicionalëve nga Ballkani”, – shprehet Dako.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









