Lajme
Bullgaria po i kthen në “fantazmë” fshatrat e Shqipërisë
Trebishti është një fshat në zonën e Gollobordës. Banorët e këtij lokaliteti janë duke braktisur vendin për të shkuar drejt Evropës pasi janë pajisur me pasaporta bullgare

Fshatrat shqiptare në veri-lindje të Shqipërisë po boshatisën për çdo dit, madje disa nga këto lokalitete janë kthyer në “fantazmë”. I tillë është edhe Trebishti në zonën e Gollobordës. Banorët e kësaj zone janë duke braktisur vendin për të shkuar drejt Evropës pasi më herët janë pajisur me pasaporta bullgare, shkruan agjencia e lajmeve AFP.
“Arman Kadriu ka një emër shqip, por djali 12-vjeçar thotë se e konsideron veten bullgar.
“Unë nuk dua të qëndroj këtu duke u kujdesur për lopët. Dua të jem lojtar futbolli“, tha ai, i mbuluar me djersë, ndërsa ngatërroi një top me këmbët e tij në një rrugë të pluhurosur në fshatin e rajonit të Golo Brdo (Gollobordës).
“Në Angli, me një pasaportë bullgare, është e mundur,” tha ai, duke thënë më pas “Dovizhdane!” – në bullgarisht ose “Mirupafshim”, citon AFP. Më tej në këtë shkrim thuhet se këta qytetarë po ndihmohen përmes agjencive shtetërore bullgare për të marrë nënshtetësinë.
“Por sipas Agjencisë Shtetërore për “Bullgarët Abroad”, e cila ndihmon në marrjen e një pasaporte, familjet bullgare janë vendosur në Shqipëri që nga shekulli i 5-të dhe pasardhësit e tyre janë pjesë e diasporës së saj. Nuk ka statistika, por organizatat bullgare në Shqipëri vlerësojnë se ka rreth 100,000 persona nga këta pasardhës.
Parlamenti Evropian kërkoi në shkurt nga Tirana “që të drejtat e personave me përkatësi bullgare në rajonet e Prespës, Golo Brdo dhe Gorës të jenë të sanksionuara në ligj dhe të sigurohen në praktikë”, vijon shkrimi, citon Tirana Observer.
“Fshati numëronte rreth 6,000 banorë, por më shumë se 2,500 u larguan katër ose pesë vjet më parë, kur ata patën mundësinë të përfitonin nga një pasaportë bullgare“, shpjegoi banori Tahir Mucina.
Në fshatin fqinj të Vernices “vështirë se ka mbetur dikush”, tha 31-vjeçari.
Që kur Bullgaria u bashkua me BE në 2007, qytetarët e saj kanë qenë në gjendje të punojnë dhe banojnë kudo që duan brenda bllokut, ndërsa të gjitha kufizimet u hoqën në vitin 2014.
Mucina tha se ishte gjithashtu “në vëzhgim” për pasaportë për vete, gruan dhe tre fëmijët e tyre. Pra, nuk ka rëndësi se Bullgaria është vendi më i varfër në BE. E parë nga Trebishti, është portë për në Gjermani, Angli apo ndonjë tokë tjetër të premtuar. Dhe i përshtatet Bullgarisë për t’i kërkuar këta njerëz si të tyre.
“Kjo ka të bëjë me politikën (bullgare) mbi Maqedoninë / Maqedonasit të cilët gjithashtu kanë qasje në shtetësinë bullgare, sepse ato shihen si bullgarë etnikë“, tha eksperti i Evropës Juglindore Dimitar Bechev në Universitetin e Karolinës së Veriut.
Në vitin 1939, në fillim të Luftës së Dytë Botërore, bullgarët nga 19 vendbanime në Shqipëri i kërkuan Sofjes që të mbrojë të drejtat e tyre në atë që ishte atëherë një protektorat italian, sipas Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë vendit”, theksohet në shkrim.
Disa banorë të Trebishtit që e konsiderojnë veten bullgarë folën shqip për AFP në shqip, por thanë se në shtypin flisnin gjuhën bullgare.
“Unë jetoj në Shqipëri,” tha 60-vjeçari Gani Shahini, “por origjina e ime është bullgare”.
Ndërmjet viteve 2001 dhe 2016, 4,470 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për një pasaportë bullgare dhe 2608 prej tyre kanë qenë të suksesshëm.
Por shifrat teza nuk pasqyrojnë shtrirjen e plotë të fenomenit. Disa zgjedhin edhe rrugën e paligjshme, duke siguruar në treg pasaporta të falsifikuara.
Tre persona u arrestuan në dhjetor të vitit 2015 dhe më vonë u shpallën fajtorë për marrjen e pasaportave bullgare që i shisnin mes 4,000 dhe 10,000 eurove cition AFP. Që nga 1 maji, Sofia ka kërkuar dokumenta që vërtetojnë origjinën bullgare e njërit prind apo gjysh, por prokurorët bullgarë kanë gjetur abuzime në sistem.
“I vetmi interes i këtyre njerëzve që marrin një pasaportë bullgare është që për t’i lejuar ata që të lëvizin lirshëm në zonën europiane”, thotë historiani shqiptar Pellumb Xhufi.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë Rreth 630,000 persona të moshës pesë vjeç e lart në Austri nuk dinë të notojnë, njoftoi...
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?