Shqipëria
Bukuritë turistike dhe natyrore të Vlorës në një broshurë
Vlora është një nga qendrat më të rëndësishme turistike të vendit tonë me një numër të madh atraksionesh kulturore dhe natyrore.
Për të ofruar një guidë të mirëfilltë të qytetit dhe atraksioneve të tij, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë e nisi këtë vit me një broshurë, e cila i shërben këtij qëllimi.
Në këtë guidë gjenden pikat më të rëndësishme të cilat duhet të vizitohen nga të gjithë si; Muret rrethuese të Aulonës, Kalaja e Kaninës, parku Arkeologjik i Orikut, Manastiri i Zvërnecit, Kullat e Dervish Aliut, Kisha e Marmoit, Muzetë e Vlorës, Sheshi i Flamurit, Xhamia e Muradies, Qendra Historike, Fshati Rrënojë i Tragjasit të Vjetër, Parku Kombëtar Detar Sazan-Karaburun, Ishulli i Sazanit, Parku Kombëtar i Llogorasë, Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë, Lungomare.
Po ashtu në këtë broshurë janë përfshirë edhe Gjiri i Gramës, Gjiri i Bristanit, Gjiri i dafinës, Gjiri i Shën Vasilit, Gjiri i Shën Janit, Kepi i Gjuzës, shpella e Haxhi Aliut dhe shpella e Duk Gjonit, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Vlora është e vendosur në një pozicion mjaft të përshtatshëm në qendër të gjirit me të njëjtin emër. Një numër i madh sitesh arkeologjike dhe monumentesh përfaqësojnë periudhat e ndryshme të historisë së Vlorës. Qyteti bregdetar përmendet pothuajse në të gjithë itineraret e kohës perandorake romake, si dhe një skenë e përshtatshme për ata që vinin nga Hydrunti (Otranto) apo Brindisi, por në radhë të parë si stacion në rrugën nga Apolonia për në Butrint, ku sipas burimeve historike në antikitetin e vonë u kthye në qendër peshkopale dhe njëkohësisht ishte një nga tetë qendrat më të rëndësishme të provincës së Epirit të Ri.
Trashëgimia kulturore e historia e jashtëzakonshme, së bashku me peizazhin e mrekullueshëm të gjirit të Vlorës dhe një sërë monumentesh natyrore përreth tij e kthejnë këtë qytet në një atraksion të pakrahasueshëm turistik.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente











