Kosova
Bukuritë dhe veçantitë e trashëgimisë kulturore në Muzeun Etnologjik të Prishtinës
Në Kosovë, përveç bukurive natyrore, ushqimeve etj., ata që duan të shijojnë edhe vlerat e trashëgimisë kulturore të Muzeut Etnologjik, albinfo.ch sjell disa nga pamjet më të bukura të vlerave kulturore dhe nostalgjinë e kohëve të dikurshme të shek XVIII.
Kosova, me vlerat e saj të trashëgimisë kulturore, është dhe mbetet një vend shumë tërheqës dhe i hapur për të gjithë.
Duke qenë se jemi duke u përballur me kohën e pandemisë, dhe pamundësinë e vizitimit të vendeve më të bukura të Kosovës, e veçmas atyre të trashëgimisë kulturore, albinfo.ch sjell për ju disa nga pamjet më të bukura të Muzeut Etnologjik të Prishtinës.
Trashëgimia kulturore e Kosovës ka vlera në cilësi dhe sasi, është e njohur edhe jashtë vendit, dhe është shumë tërheqëse për vizitorët që duan të shikojnë kryeveprat e kulturës dhe artit, për t’u njohur me dëshmitë klasike, dhe shumë koleksioneve të bukura që na zgjojnë nostalgjinë e jetës së dikurshme.
Kompleksi i banimit “Emin Gjiku” gjendet në bërthamën e vjetër të qytetit të Prishtinës, një monument i kulturës nga shekulli i 18-të. Në muze janë të ekspozuara mjetet dhe artikujt që lidhen me stilin e jetës nga periudha e periudhës osmane të Kosovës, që do të ju sjellum më poshtë.
Ky muze përbën një kompleks shumë karakteristik arkitektonik, ku ruhen objekte të rëndësishme me vlerë, e ku disa nga artefaktet kanë një vjetërsi prej dy e tre shekujsh, ndërsa vetë renditja ndërlidhet me katër tema që përfaqësojnë ciklin e lindjes, jetës, vdekjes dhe të trashëgimisë shpirtërore.








E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











