Lajme
Bujqit kosovarë të kënaqur me rendimentet e grurit
Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës do të vazhdojmë të jemi sa më afër bujqve, të krijojmë kushte më të mirë, më të favorshme dhe më të përshtatshme për punë", tha kryeministri Thaçi
Reshjet e fundit të shiut kanë ndikuar që fushata e korrje-shirjeve të grurit të sivjetmë në Kosovë të ngadalësohet në krahasim me vitin e kaluar. Megjithatë rendimentet që ka dhënë gruri këtët vit, kanë qenë të kënaqshme për fermerët kosovarë, duke shkuar në 6 tonë për hektarë.
Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, rreth 70 për qind e sipërfaqeve të mbjella me grurë janë korrur deri më tash.
Ndërsa për të përcjellë nga afër mbarëvajtjen e saj, të dielën në grunaja doli edhe kryeministri Hashim Thaçi, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Blerand Stavileci, të cilën u ndan të kënaqur me rendimentet që po arrihen nga prodhuesit e grurit në shumicën e komunave.
Kryeministri Thaçi gjatë vizitës në parcelën e mbjellë me grurë të fermerit Fazli Berisha, në fshatin Miradi e Epërme, tha se fushata e sivjetme e të korrave të grurit është mjaft e suksesshme dhe se rreth 11 mijë prodhues të grurit janë përkrahur nga Qeveria e Kosovës me rreth 6 milionë euro.
Sipas tij, sivjet ka pasur tokë të punueshme më tepër me grurë, është rritur gjithashtu edhe prodhimtaria dhe gradualisht Kosova është duke u bërë hambar për rajonin.
“Ne, si Qeveri e Republikës së Kosovës do të vazhdojmë të jemi sa më afër bujqve, të krijojmë kushte më të mirë, më të favorshme dhe më të përshtatshme për punë. Prandaj, do të vazhdojmë që të komunikojmë me bujqit, t’i dëgjojmë hallet, shqetësimet dhe problemet e tyre”, tha kryeministri Thaçi.
Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tha se ritmi i korrjes së grurit të sivjetmë, për shkak të shirave që kanë rënë javëve të fundit, ka qenë më i ngadaltë se viteve të kaluara, por rendimentet mesatare në shumicën e komunave janë më të mira.
“Subvencionimi i fermerëve po ndikon në rritjen e sipërfaqeve të punueshme dhe këto vitet e fundit kemi edhe rritje të prodhimtarisë së grurit. Sivjet kemi rritur subvencionet në shkallë 25 për qind dhe prodhuesit e grurit i kemi subvencionuar me nga 125 euro, ndërsa ata të farës së grurit me nga 225 euro në hektarë”, tha Stavileci.
Ai tha se Ministra është jemi fokusuar edhe në rritjen e prodhimtarisë së farës vendore të grurit, që gradualisht t’i zëvendësojmë ato të importit.
“Rritja e sipërfaqeve të punueshme dhe përkrahja që po ofrojmë po ndikon edhe në vetëpunësim, prandaj ne edhe me përkrahje financiare, por edhe me punë operative në terren, do të vazhdojmë të jemi gjithmonë afër fermerëve”, tha Stavileci, duke shtuar se këtë vit, sektorin e drithërave e përkrahin edhe me mekanizmin bujqësor.
Në anën tjetër, fermeri Fazli Berisha, i cili ka të mbjellë rreth 450 hektarë me kultura bujqësore, ku rreth 200 hektarë prej tyre i ka pasur të mbjellë me grurë, tregoi se rendimenti mesatar që ka arritur në grunajat e tij sillet në rreth 6 ton për hektarë.
“Falë punës, farës cilësore dhe masave agroteknike, ne sivjet kemi një rendiment rekord të grurit. Përkrahja nuk na ka munguar prej Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit kemi marrë nga 125 euro për hektarë dhe plus 100 euro shtesë do t’i marrim për farën e grurit. Për grurë komplet kemi marrë rreth 23 mijë euro subvencione”, tha Berisha.
Ndryshe, sivjet në tërë vendin kanë qenë të mbjellë 86,684 hektarë me grurë dhe fushata e korrje-shirjeve pritet të përfundojë brenda dhjetë ditëve.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












