Sport
BSC ILLYRIAN

Në vikendin e kaluar, BSC ILLYRIAN ka luajtur lojërat 5 dhe 6 në Ligen e “Suzuki Beachsoccer League“ që u zhvilluan në Beachsoccer-Arena në Birr AG. Kishte afër 400 shikues, që për Beachsoccer nuk është gjë e zakonshme. Disa ekipe kishin marrë përforcime nga lojtarët e famshëm botërorë, siç erdhi BSC Team Zürich me treshen profesionale Stankovic (SUI, lojtari më i mirë në Botrorin 2009 në Dubai), Madjer dhe Alan (POR, të dy lojtarë me famë botërore).
Si dhe Sable Dancers nga Berna me përforcimet e top dyshes nga Spanja Amarelle (ESP, lojtari më i fortë në botë dy vjet me radhë) dhe Caporale (ESP, lojtar me famë botërore), si dhe përforcimin e mëhershëm para tri javësh me top-treshen e ekipit nacional të Tahitit, të quajtur “Tiki Tao”.
Të dielën në ndeshjen e dytë të këtyre dy ekipeve me lojtarë të klasit botëror ishte takimi më interesant i këtij vikendi. Lojë shumë spektakulare, që përfundoi me rezultat 9 me 9. BSC Team Zürich barazoi më në fund, fal lojtarit nacional të Zvicrës, Dejan Stankovic, që shënoi dy gola.
Ekipi shqiptar BSC ILLYRIAN nga Dietikoni pati kundërshtar BSC Solothurnin, në lojën e së shtunës. BSC Solothurn kishte përforcuar ekipin me një lojtar me emër të Rainer Bielit (ish-lojtar i Superligës Zvicerane). Rainer Bieli është i lindur në Solothurn dhe pasi që kontrata e tij nuk u vazhdua nga FC Winterthuri, deshi të aktivizohet në Beachsoccer te vendlindja e tij. BSC ILLYRIAN mahniti publikun me lojën në periodën e parë dhe shkoi në avantazh 3 me 0 (2’ Furlan, 11’ R. Redzepi, 12’ Thaçi).
Disa shqiptarë që erdhen, edhe pse binte herë-herë shi, u ndanë të kënaqur me rezultatin deri në pauzën e parë. Perioda e dytë nuk startoi mirë për shqiptarët, kështu që BSC Solothut deri në fund të periodës së dytë u afrua me rezultatin 3 me 2 (14’ Da Silva, 18’ Bieli).
Në periudhën e tretë shqiptarët avancuan të bëjnë më tepër për lojën dhe arritën të shtojnë intenzitetin, kështu që shtuan rezultatin në 4 me 2 (25’ Ullrich), por BSC Solothurni nuk liroi shumë hapësirë, kështu që u afruan dhe një herë me rezultat 4 me 3 (25’ Rustenholzer). BSC ILLYRIAN pastaj provoi të mbajë rezultatin në avantazh dhe kështu që deri në minutën e fundit shqiptarët ishin duke fituar lojën 4 me 3.
Në minutën e fundit ndodhi e papritura, BSC Solothurni arrin të bëjë dhe dy gola, nga një pakujdesi në mbrojtje Rustenholzer shuton direkt pas një pasimi të Bielit dhe 39 sekunda para përfundimit, BSC Solothurn shënon golin e fitores me anën e Christen. BSC Illyrian mobilizon dhe një herë tërë forcën, por rezultati përfundon 4 me 5 në favor të BSC Solothurnit. Jo meritë e madhe, pasi shqiptarët tërë lojën kanë udhëhequr deri në minutën e fundit dhe, prapë më në fund nuk mbeti asnjë pikë nga kjo ndeshje.
Në lojën e së dielës, BSC Illyrian deshi t’i përmirësojë gabimet e së shtunës dhe t’i marrë tri pikë nga ekipi favorit i BSC Chargers Baselland. Ndeshja filloi me një pakujdesi të shqiptarëve, kështu që BSC Chargers dolën në epërsi 1 me 0 (1’Inauen). Me anën e Furlan (3’) dhe Rafuna (4’) shqiptarët dalin në avantazh me rezultat 1 me 2. BSC Chargers shënon dy gola radhazi dhe del me rezultat 3 me 2 në avancim (9’ Inauen, 11’ Grossmann). Periudha e parë përfundon në favor të BSC Chargers BL (3:2). BSC Illyrian del më i motivuar në periudhën e 2 dhe me 3 gola radhazi del në avancim me rezultat 3 me 5 (14’ Furlan, 18’+20’ Li). Periudha e fundit ishte shumë interesante me golin e A. Veapi (26’ P. ) të gjithë tifozët shpresuan në fitoren e BSC ILLYRIAN dhe shqiptarët u detyruan të rrinë më tepër në mbrojtje, pasi presioni i BSC Chargers ishte intensiv. 3 golat e shënuara radhazi nga BSC Chargers BL në minutat e fundit barazuan rezultatin 6 me 6 (30’ Weidmann, 31’ Kratiger, 34’ P. Inauen). Shqiptarët përsëri falen pikë, edhe pse ishin më të mirë në fushë!
Nga maksimumi i këtyre 6 pikëve në këtë vikend arritën të marrin vetëm 1 pikë! Në tabelën e ligës BSC ILLYRIAN në vendin e 8 nga gjithsej 14 ekipe nga gjithë Zvicra. Në turnirin e ardhshëm në EMMEN LU më datën (2. +3. 07. 2011) BSC ILLYRIAN shpreson në befasitë e mëtejshme, pasi loja bëhet shumë interesante, por pikët nuk arritën të mirren.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz