Lajme
Bruksel, marrëveshje për heqjen e barrikadave
Në bisedimet që u ndërmjetësuan nga BE, dy grupet punuese, ata të Prishtinës dhe të Beogradit, janë pajtuar që deri në fund të shtatorit t’i japin vlerësimet për heqjen e barrikadës
Zëvendëskryeministrja e Kosovës në detyrë, Edita Tahiri, dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq kanë arritur sot në Bruksel, një marrëveshje në parim, për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Të dy palët janë dakorduar për lëvizje të lirë në dy anët e qytetit.
Në bisedimet që u ndërmjetësuan nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, dy grupet punuese, ata të Prishtinës dhe të Beogradit, janë pajtuar që deri në fund të shtatorit t’i japin vlerësime konkrete për heqjen e barrikadës.
Zëvendëskryeministrja Tahiri, ka bërë të ditur për mediet serbe, se të gjitha palët janë pajtuar se në përputhje me të gjitha standardet evropiane dhe ligjet e Kosovës, të mundësohet liria e plotë e lëvizjes së njerëzve dhe të automjeteve në urën e Ibrit në Mitrovicë.
“Grupet punuese të Prishtinë dhe të Beogradit si dhe ato të BE-së do të arrijnë që deri në fund të shtatorit të japin vlerësimin përfundimtar dhe më pas edhe caktimi i afateve kohore për realizimin e saj”, ka thënë Tahiri.
Ndryshe gjatë ditës, Tahiri ka thënë se qëllimi i palës kosovare është që të dilet me plan konkret për heqjen e barrikadës.
“Synimi ynë është të dalim me një plan konkret dhe me afate që të hiqen të gjitha barrikadat në urë dhe përreth urës… dhe i gjithë procesi të realizohet sipas ligjeve të shtetit të Kosovës”, ka thënë ajo.
Ndryshe, tri vjet më parë serbët e Mitrovicës së Veriut e kanë vendosur një barrikadë mbi urën e lumit Ibër, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve nga njëra anë në tjetrën. Barrikadat me gurë, copëza betoi e rërë, ishin vendosu pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në komunat e veriut.
Një muaj më parë, me iniciativën e qeverisë së Kosovës, barrikada u hoq, por serbët e revoltuar e ndërtuan një të ashtuquajtur “park të paqes”, duke mbjellë pisha e bime të tjera, të cilat po ashtu e pamundësuan lirinë e lëvizjes. Marrëveshja e sotme parashikon shkatërrimin e parkut.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











