Kosova
Bruksel: Kurti e Vuçiq takohen sot
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë takim të nivelit të lartë të hënën në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00, ndërsa në orën 16:15 Borrell do ta takojët presidentin Vuçiq.
Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Fokusi i takimeve do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimeve, Borrell pritet të mbajë deklaratë për shtyp.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









