Futboll
Broja, në 10-shen e sulmuesve nën 21-vjeç, me statistikat më të mira në Europë
Forma e shfaqur nga Armando Broja në këtë sezon, ku sulmuesi shqiptar po luan si i huazuar në Eredivisie me Vitessen, ka qenë për duartrokitje.
Faqja e specializuar transfermarkt ka nxjerrë disa statistika përsa i përket ecurisë së sulmuesve nën 21-vjeç në kampionatet kryesore europiane këtë sezon.
Vëmendjen më të madhe e merr Erling Haaland, i cili kryeson këtë klasifikim special me 21 gola të realizuar në 23 ndeshje të Bundesligas në këtë sezon, ndërsa numëron edhe 6 asistime.
Haaland ndiqet nga një tjetër bomber i talentuar që ka shpërthyer në këtë sezon, pikërisht Dusan Vlahovic, i cili ka shpërthyer me 15 gola në 29 ndeshje me Fiorentinën në Serie A.
Kjo renditje speciale e përpiluar nga transfermarkt mbyllet pikërisht nga Armando Broja, autor i 9 golave në 25 ndeshje me Vitessen në këtë edicion të Eredivisien, teksa para sulmuesit shqiptar qëndron talenti kanadez i Lille, Jonathan David.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











