Kosova

Brnabiq nuk kërkon falje që liderët e Kosovës i quajti “njerëz të dalë nga mali”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk ka kursyer fjalorin egër ndaj shqiptarëve e liderëve  tyre, gjatë një interviste për transmetuesin publik Serbisë, RTS-. Po ashtu ka thënë se nuk ndien nevojë kërkojë falje për deklaratën e saj se negociatat me Prishtinën, Beogradi ka punë me “njerëz sapo kanë zbritur nga mali“. Ajo ka deklaruar se nuk do kërkojë falje për këtë deklaratë, meqë e konsideron për vërtetë, citohet nga mediat serbe. 

Ajo nuk ka hezituar të thotë se “do të dëshiroja të mos isha e detyruar të jem në të njëjtën hapësirë me Haradinajn, porse kjo është punë imja për shkak të paqes dhe stabilitetit”. 

Bërnabiq ka shtuar se “udhëheqësit e Prishtinës do t’i quaja njerëz nga ushtria sikur të mos kishin qenë pjesëtarë të grupit terrorist”. 

“Unë nuk di si t’i quaj ata njerëz, e të më kuptojnë se me kë kemi punë. Është tepër e vështirë, ndërsa është parë se është gati e pamundur që me ata njerëz të negociohet. Ata vetë e thonë se nëse nuk ia dalin që Serbia ta njohë Kosovën, do të kthehen në mal”, është shprehur ajo, duke shpërfaqur kështu gjithë mentalitetin nacional-shovenist të pafrenueshëm. 

Sipas saj ajo do të dëshironte që negociatat e palës tjetër t’i udhëhiqnin profesorët. “Kam miq shqiptarë… Fatmir Limajn, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn nuk i respektoj dhe do të dëshiroja që të mos isha e detyruar të jem në të njëjtën hapësirë me Haradinajn, por kjo është puna ime për shkak të paqes e të stabilitetit dhe të ardhmes së gjeneratave të reja”, është shprehur kryeministrja serbe. 

Ajo është shprehur e zemëruar ndaj Bashkimit Europian dhe Shteteve Bashkuara Amerikës  “e detyrojnë si grua ulet me njerëz përgjegjës për gjërat këqija“, transmeton Koha.net, përcjell albinfo.ch. 

E pyetur se çfarë pret nga samiti në Paris, ajo është përgjigjur se “nëse organizohet nga Franca, do të jemi atje”. 

Ka thënë se nuk e di “pse flitet për rikufizim, kur nga pala tjetër askush nuk flet për kompromis, e as për diçka tjetër pos për njohjen e pavarësisë së Kosovës”. 

Reagimet ndaj deklaratave tilla, shumë fyese për shqiptarët, kryeministres Serbisë, Ana Bërnabiq, kanë qenë ashpra jo vetëm nga pala shqiptare, por edhe nga personalitete respektuara skenës politike ndërkombëtare.