Bota
Britanikët kundër Brexit
Ndërkohë, 55 për qind e britanikëve shprehen në favor të mbajtjes së një referendumi të dytë për Brexit
Në të parin verifikim të opinionit publik pas zhvillimeve të fundit dramatike në politiken britanike për çështjen e marrëveshjes së tërheqjes së Britanisë nga BE-ja, një sondazh i besueshëm tregon se 54 për qind e britanikëve janë kundër Brexit dhe shprehen pro mbajtjes së një referendumi të dytë për këtë çështje.
Nga ky sondazh rezulton se zonja May, mbetet politikania që i besohet më shumë për të drejtuar Britaninë drejt Brexitit, me 6 për qind më shume ndaj udhëheqësit të opozitës laburiste, transmeton “TCH”.
Më shumë se gjysma e britanikëve të pyetur në një sondazh të rrjetit të madh informativ britanik “SkyNews”, shprehen se janë kundër Brexit, dhe madje preferojnë mbajtjen e një referendumi të dytë për këtë çështje.
Pas tollovisë politike për projekt-marrëveshjen e fundit të rënë dakord mes qeverisë dhe BE-së, vetëm një ndër shtatë britanike mendojnë se ky plan i Theresa May është më i mirë se dalja nga BE pa marrëveshje ose qëndrimi në BE. Kryeministrja theksoi se këto tre opsione janë të vetmet në tavolinë, pas negociatave me bllokun tregtar evropian, përcjell albinfo.ch.
Mbi 54 për qind e britanikëve do të preferonin të qëndronin në BE, kundrejt 32 për qindëve që janë pro largimit pa marrëveshje, kur vetëm 14 përqind mbështesin planin e kryeministres. Ndërkohë, 55 për qind e britanikëve shprehen në favor të mbajtjes së një referendumi të dytë për Brexit. Nga ky sondazh rezulton se zonja May, mbetet politikania që i besohet më shumë për të drejtuar Britaninë drejt Brexitit, me 31 për qind të preferencave, përkundrejt 25 për qind ndaj udhëheqësit të opozitës laburiste, Jeremy Corbyn.
Ideja e një referendumi të dytë për Brex-it pas ndërgjegjësimit gjithnjë e më të madh për pasojat dhe avantazhet e tij, është një opsion i papëlqyer me shumë nga konservatorët në pushtet dhe mbështetësit e daljes nga BE-ja, pikërisht për shkak të rezultateve të sondazheve të herëpashershme kundër Brexit, sesa parimit të respektimit të vullnetit të shprehur në mënyrë demokratike të shumicës së britanikëve përpara dy vjetësh.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










