Lajme
Britania raporton 78 raste të Lisë së majmunit
Shtatë raste të tjera të lisë së majmunëve janë identifikuar në Angli, raportuan sot zyrtarët shëndetësorë.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britaninë e Madhe (UKHSA) tha se numri i rasteve të reja që nga 7 maji ka arritur në 78.
Ndër këto raste, 77 janë identifikuar në Angli dhe një rast është raportuar në Skoci. Që nga 24 maji, asnjë rast nuk ishte identifikuar në Uells ose Irlandën e Veriut, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Pavarësisht rritjes së rasteve, UKHSA tha se rreziku i përhapjes së infeksionit në Britaninë e Madhe mbetet i ulët.
Organi shëndetësor tha se një përqindje e dukshme e rasteve të identifikuara kanë qenë në mesin e personave që janë homoseksualë, biseksualë dhe meshkujve që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë.
Këtyre personave në veçanti u është kërkuar që të jenë të vetëdijshëm për simptomat, veçanërisht nëse së fundmi kanë pasur një partner të ri seksual.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









