Lajme
Britania publikon shifrat: Mbi 40 mijë emigrantë kanë hyrë këtë vit
Mbi 40 mijë emigrantë kanë kaluar kanalin me varka të improvizuara për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është shifra zyrtare e publikuar nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.
Sipas të dhënave të qeverisë, dje 972 persona kaluan kanalin me 22 varka të vogla, duke e çuar totalin për vitin në 40,885 persona.
‘Vijnë me gomone, por i presin makina të shtrenjta’, tjetër reportazh për emigrantët shqiptarë
Asnjëherë më parë nuk janë parë kaq shumë emigrantë, kryesisht shqiptarë, iranianë dhe afganë, që kanë kryer kalimin e rrezikshëm.
Plani i ri britanik për emigrantët e paligjshëm shqiptarë, kthim brenda disa ditësh, përcjell albinfo.ch.
Në të gjithë vitin 2021 janë regjistruar 28.526 kalime. Këto shifra në rritje po ushtrojnë presion mbi qeverinë pasi konservatorët e kanë bërë luftën kundër imigracionit një prioritet kryesor pas Brexit dhe sistemi i azilit është më i mbingarkuar se kurrë.
Çështja është një pikë mosmarrëveshjeje me Parisin, megjithëse të dy vendet njoftuan në një deklaratë të përbashkët të premten se po “bëjnë përparim” në gjetjen e një marrëveshjeje të re për këtë çështje. Britania e Madhe thuhet se është e gatshme t’i paguajë Francës 80 milionë paund (91 milionë euro) më shumë për të siguruar mbikëqyrje më të madhe në plazhet franceze, ndërsa agjentët britanikë do të kenë akses në qendrat e kontrollit francez.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









