Lajme
Britania me testimet e shpejta në aeroporte, largon karantinën
Autoritetet britaneze pritet të hapin një qendër të shpejtë testimi për Covid-19 në aeroportin Heathrow, me një rezultat brenda 24 orësh duke zëvendësuar nevojën për një karantinë 14-ditore. Skema e propozuar nga aeroporti Heathrow, do të përdorë një model dy provësh që është aplikuar në Islandë, ku pasagjerët duhet t’i nënshtrohen një testi sapo të mbërrijnë në Britani dhe një tjetër konfirmues disa ditë më vonë.
Po ashtu, sipas “The Guardian’, pritet që kjo strukturë të kryejë më shumë se 13 mijë teste të pasagjerëve në ditë, ndërkohë që një qendër tjetër do të jetë e gatshme në Terminalin 5 deri në fund të gushtit. Heathrow është duke pritur për dritën e gjelbër nga qeveria për të lejuar që pasagjerët që rezultojnë negativë të mund të dalin nga karantina më shpejt, shkruan abcnews.al.
“Testimi jo vetëm që do të shmangë karantinën, me të cilën po përballen shumë pasagjerë në Spanjë dhe Francë, por gjithashtu do të rihapin fluturime për partnerët kryesorë tregtarë si SH.B.A., Kanada dhe Singapori.“, tha shefi ekzekutiv i Heathrow, John Holland-Kaye. Masa të ngjashme tashmë janë aplikuar edhe në disa nga aeroportet më të mëdhenj në botë, të tilla si Paris Charles de Gaulle, Tokyo Haneda dhe Dubai International.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











