Lajme
Britania largon masën e izolimit për 50 vende me ‘rrezik të ulët’
Njerëzit që vijnë në Angli nga më shumë se 50 vende, përfshirë Francën, Spanjën, Gjermaninë dhe Italinë, nuk do të kenë më nevojë të karantinojnë nga 10 korriku, ka konfirmuar Departamenti për Transport.
Masat e reja që ka marrë Britania e Madhe, e që do të hynë në fuqi nga 10 korriku, nënkuptojnë që njerëzit që vijnë nga vendet e zgjedhura do të jenë në gjendje të hyjnë në Angli pa pasur nevojë të izolohen, përveç nëse kanë qenë ose kanë udhëtuar nëpër vendet jopërjashtuese në 14 ditët e mëparshme.
Një listë e plotë e vendeve të përjashtuara që paraqesin “një rrezik të zvogëluar” nga koronavirusi do të publikohet më vonë.
Skocia dhe Uellsi akoma nuk kanë vendosur nëse do të lehtësojnë kufizimet e udhëtimit.
Rregulloret e karantinës mbeten gjithashtu në fuqi në Irlandën Veriore për njerëzit që vijnë nga jashtë MB dhe Republika e Irlandës.
Sekretari i Transportit, Grant Shapps, tha për BBC-së se lista në të cilat janë renditur vendet e botës është etiketuar me tri ngjyrat e semaforit, bazuar në përhapjen e tyre të koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, të gjithë udhëtarët nga vendet “e verdha”, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën, nuk do të kenë nevojë të bëjnë karantinë kur të vinë në Britani.
Do të ketë gjithashtu një listë të kuqe për disa vende, ku përfshihet SHBA-ja, për të cilat kufizimet do të vazhdojnë.
Ai tha se as Greqia nuk do të jetë në listën e “verdhë”, sepse aktualisht nuk po lejon fluturime nga Britania e Madhe.
Vendet që do të jenë ose në listën e gjelbër ose të verdhë, përfshijnë disa nga territoret e huaja të Mbretërisë së Bashkuar, si Gjibraltari dhe Ishujt Falkland, tha z. Shapps, si dhe shtete më të vogla si Vatikani, përcjell albinfo.ch.
Ministrat kanë qenë nën presion për të lehtësuar masat e karantinës për shkak të ndikimit në industrinë e udhëtimit.
Departamenti për Transport tha se ishte bërë një vlerësim i rrezikut, duke marrë parasysh faktorë të tillë, si përhapjen e virusit, numrin e rasteve të reja dhe trajektoren e mundshme të sëmundjes në secilin vend, përcjell albinfo.ch.
Lista e përjashtimeve do të mbahej “nën rishikim të vazhdueshëm”, në mënyrë që nëse rreziqet për shëndetin rriten, masat e izolimit mund të rivlerësoheshin, shtoi DTT.
Kufizimet e karantinës në Angli kanë hyrë në fuqi në fillim të qershorit, në një përpjekje për të ndaluar koronavirusin të hynte në vend në një kohë kur infeksionet në Mbretërinë e Bashkuar po binin.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












