Bota
Britania humb 57 miliardë euro nga Brexiti pa marrëveshje
Në rast të një Brexit-i pa marrëveshje, Britanie e Madhe do të humbë 57,3 miliardë euro në vit, ose rreth 900 euro për banor, dhe BE 40,4 miliardë, sipas një raporti të paraqitur sot nga një studim i institutit ‘’Bertelsmann’’.
‘’Brexit mund të dëmtojë seriozisht institucionet e zonës më të madhe ekonomike të botës dhe, nisur nga ky arsyetim, Brukseli dhe Londra duhet të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm brenda kompetencave të tyre për arritjen e një marrëveshjeje’’, komenton Aart de Geus, president i Institutit gjerman.
Përveç Britanisë së Madhe, Gjermania (9,5 miliardë euro) dhe Franca (7,73) pritet të kompletojnë podiumin e shteteve më të prekura nga Brexit.
Asnjë shtet i BE-së nuk i shpëton ndikimit negativ, as Malta (31 milionë euro) si dhe Qirpo (42 milionë euro).
Studimi tregon gjithashtu se rajonet më afër Britanisë së Madhe do të jenë më të prekura nga Brexit, cilido qoftë skenari, për shkak të rritjes së çmimeve, diçka e pritshme dhe pasojave mbi prodhimin.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













