Kuriozitete
Britania e vogël në një qytet gjerman
“Në fakt kjo ide më kishte ardhur kur filloi Brexiti dhe ideja ishte që të krijoj Britaninë time të vogël këtu në Gjermani"
53-vjecari Gary Blackburn e ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian në një mënyrë tejet interesante. Ai e ka transformuar një shtëpi gjermane në homazh ndaj Britanisë, dhe duke e kompletuar atë me vetura britanike, një tank, kabina të kuqe telefoni dhe një model me madhësi natyrale të mbretëreshës.
“Në fakt kjo ide më kishte ardhur kur filloi Brexiti dhe ideja ishte që të krijoj Britaninë time të vogël këtu në Gjermani. Gjithçka filloi para një viti, andaj qartë i solla këtu gjërat tipike për vendin dhe natyrisht tankun” tha 53 vjecari Gary Blackburn para shtëpisë së tij në Kretzhaus.
Blackburn, i cili u zhvendos në Gjermani para 32 vjetësh, argëtoi një numër vizitorësh kureshtarë tek ekspozimi i Britanisë së tij të vogël. Ekspozitën e tij e dekoroi me lulëkuqet dhe pëllumba të bardhë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











