Lajme
Britania e Madhe nis sot vaksinën e Oxford-it
Mbi 500 mijë doza në dispozicion
Dozat e para të vaksinës, Oxford-AstraZeneca do të nisën sot në Britanin e Madhe, duke përshpejtuar programin e saj të vaksinave për të trajtuar rastet në rrtije të koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Në raportin shëndetësor për dhënjën e vaksinave, thuhet se 530,000 doza do të jenë në dispozicion, fillimisht në gjashtë spitale Oxford, Sussex, Lancashire, Ëarëickshire dhe dy në Londër.
Ndërkohë, sekretari i shëndetësisë e përshkroi atë si një “moment kryesor” në luftën e Mbretërisë së Bashkuar kundër virusit, pasi vaksinat do të ndihmojnë në frenimin e infeksioneve dhe do të lejojnë heqjen e kufizimeve.
Por kryeministri ka paralajmëruar rregulla më të ashpra në luftën ndaj virusit që mund të jenë të nevojshme për një periudhë afatshkurtër.
Boris Johnson tha se kufizimet rajonale në Angli “ndoshta do të bëhen më të ashpra” ndërsa Britania e Madhe përpiqet të kontrollojë variantin e ri me përhapje më të shpejtë të virusit.
Të dielën më shumë se 50,000 raste të reja të konfirmuara Covid u regjistruan në Mbretërinë e Bashkuar, duke bërë që Laburistët të kërkojnë një bllokim të tretë kombëtar në Angli.
Deri më tani, rreth një milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë vaksinën tjetër të aprovuar, e cila prodhohet nga Pfizer dhe BioNTech.
Vaksina Oxford-AstraZeneca është më e lirë dhe më e lehtë për t’u ruajtur dhe transportuar.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













