Lajme
Britania e Madhe ndryshon rregullat e azilit
Qeveria në Britani të Madhe ka njoftuar për një reformë të madhe në sistemin e apelimeve për azil, në përpjekje për të reduktuar numrin e emigrantëve që strehohen ndërsa presin vendimin përfundimtar.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Yvette Cooper, deklaroi se po ndërmerren hapa praktikë për të eliminuar vonesat e papranueshme. Një organ i ri, që përbëhet nga gjykatës të pavarur, do të krijohet për të shqyrtuar apelimet më shpejt se sistemi aktual gjyqësor transmeton albinfo.ch.
Qeveria është nën presion të madh për të ulur varësinë nga hotelet për strehimin e azilkërkuesve, ndërsa protestat që u zhvilluan fundjavën e fundit në qytete të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar janë dëshmi e zemërimit publik ndaj politikës.
Sipas të dhënave zyrtare, 32,000 persona ende janë strehuar në hotele. Ndërkohë, mesatarisht, duhen më shumë se një vit për të shqyrtuar një apel dhe aktualisht janë 51,000 raste që presin vendim, të gjitha të mbuluara me para publike.
Cooper tha se edhe pse vendimet fillestare janë përshpejtuar, apelimet kanë krijuar ngërç. Zgjidhja që propozohet është ngritja e një paneli të ri me gjykatës të pavarur që do të veprojnë më shpejt se gjykatat tradicionale. Qeveria ka premtuar të japë më shumë detaje për këtë reformë në vjeshtë.
Nga ana tjetër, Këshilli për Refugjatët deklaroi për BBC se mënyra më e mirë për të ulur apelimet është “që vendimi i parë të jetë i saktë”. Përfaqësuesi i tyre, Imran Hussain, tha se rreth gjysma e apelimeve fitojnë sepse vendimi fillestar është “i gabuar në thelb”.
Fundjava shënoi një valë protestash në vende të ndryshme si Bristol, Liverpool, Londër, Mold (Uells), Perth (Skoci) dhe County Antrim (Irlanda e Veriut). Policia ndërhyri në disa raste për të ndarë grupet kundërshtare, dhe pati të paktën 15 arrestime, përfshirë një grua në Bristol që dyshohet se sulmoi një punonjës emergjence.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










