Lajme
Britania shpërndan falas miliona teste të antitrupave të koronavirusit
Qeveria britanike po planifikon të shpërndajë miliona teste falas të antitrupave të koronavirusit, pasi një variant i tyre i mbështetur prej saj rezultoi i suksesshëm.
Reuters thonë se testet e krijuara nga Konsorciumi i Testimit të Shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar (UK-RTC), në partneritet me Universitetin e Oksofordit dhe kompanitë kryesore që merren me diagnostikimin e virusit, janë të sakta në masën 98.6 për qind, përcjell albinfo.ch.
“Ky test i shpejtë po rezulton vërtet i mahnitshëm”, deklaroi John Bell, profesor i mjekësisë në Oksford dhe drejtuesi i programit të Qeverisë për testimin e antitrupave.
Testi i gjakut kryhet përmes një shpimi në gisht dhe brenda 20 minutash tregon nëse individi ka qenë i ekspozuar nga koronavirusi i ri.
Në Britani deri më tani ishin aprovuar vetëm teste serologjike, me të cilat kampionet e gjakut dërgoheshin në laboratorë për analiza që zgjasnin disa ditë. Dhjetëra mijëra prototipe të këtyre testeve ishin prodhuar në fabrikat anekënd Mbretërisë së Bashkuar që përpara se të mbërrinte aprovimi zyrtar, i cili duket, konsiderohej i pritshëm.
Ministrat britanikë shpresojnë që testi të jetë i gatshëm për përdorim masiv mbi të gjithë popullatën përpara fundit të vitit.
“Po i nxisim partnerët tanë që të prodhojnë qindra mijëra teste në muaj”, tha Chris Hand, lideri i konsorciumit të testimit që është përfshirë në këtë inciativë.
Sipas tij, janë në bisedime me departamentin vendas të shëndetësisë që të blejë brenda 2020-ës miliona teste të tilla, të cilat pritet të shpërndahen më pas falas.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











