Lajme
Britania do t’i ndalojë “terapitë shëruese” për homoseksualët
Trajtimet dhe praktikat e ndryshme, me të cilat pretendohet se mund të ndërrohet orientimi seksual i njerëzve, kanë qenë kundërthënëse për vite të tëra.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se të ashtuquajturat ‘terapi shërimi’ për homoseksualët janë absolutisht të neveritshme dhe do të ndalohen me ligj.
“Unë mendoj se kjo është absolutisht e neveritshme dhe nuk ka vend në një shoqëri të civilizuar, nuk ka vend në këtë shtet. Ajo që do të bëjmë ne është një hulumtim nëse kjo është duke ndodhur, sa shpesh është e shfaqur dhe pastaj do t’i çojmë përpara planet për ta ndaluar atë”, tha shefi i Qeverisë britanike.
Ministrat britanikë kishin premtuar në vitin 2018 se do t’i bëjnë të paligjshme këto trajtime, por prej asaj kohe është shënuar pak përparim në këtë aspekt, shkruan “Daily Mail”, transmeton albinfo.ch.
Sipas një studimi qeveritar të vitit 2018, dy për qind e personave homoseksualë në Britaninë e Madhe u janë nënshtruar terapive, me të cilat pretendohet ndërrimi i orientimit seksual, ndërsa 5 për qind kanë pasur oferta për terapi të këtilla.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë