Shqipëria
Britania ashpërson qasjen ndaj emigrantëve shqiptarë
Qasje më e ashpër e Qeverisë britanike ndaj emigrantëve shqiptarë.
“Gjatë muajve në vijim, mijëra shqiptarë do të rikthehen në shtëpi dhe do të vazhdojmë me fluturime ditore deri sa të gjithë shqiptarët të jenë deportuar”, deklaroi kryeministri britanik, Rishi Sunak.
Për shqiptarët, ëndrra e një jete më të mirë në Britaninë e Madhe do të mbetet veçse një ëndërr. Kryeministri Rishi Sunak njoftoi një qasje të re, me të ashpër ndaj shtetasve të vendit tonë që kalojnë ilegalisht kanalin e La Manshit, dhe një marrëveshje me qeverinë shqiptare që parashikon, ndër të tjera, ngritjen e zyrave britanike të kontrollit në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, transmeton a2, përcjell albinfo.ch.
“Për herë të parë në histori do të ngremë zyra të kontrollit kufitar në aeroportin e Tiranës, që do të ndihmojnë në parandalimin e grupeve të organizuara dhe ardhjen e emigrantëve të paligjshëm këtu. Së dyti do t’u paraqesim udhëzime të reja punonjësve tanë, për t’ia bërë të qartë se Shqipëria është një vend i sigurt. Së treti, do të rrisim pragun e atyre që konsiderohen viktima të skllavërisë moderne, në mënyrë që ky ligj të mos shfrytëzohet më”, theksoi Sunak.
Deportime të menjëhershme
Një ligj i ri që do të prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm do të parashikojë kthimin e menjëhershëm në vendin e origjinës të shqiptarëve që hyjnë ilegalisht, pa pasur mundësi për pritjen e shqyrtimit të kërkesës për azil.
“Nëse hyn në Britaninë e Madhe ilegalisht, nuk do të jesh në gjendje të qëndrosh këtu. Do të ndalohesh dhe do të kthehesh me shpejtësi në vendin e origjinës ose në një vend të sigurt, ku do të shqyrtohet kërkesa për azil”, shtoi kryeministri britanik.
Një njësi e re e dedikuar, me 400 specialistë, do të merret posaçërisht me rastet emigrantëve shqiptarë, për të cilët, siç tha Sunak, do të ketë fluturime javore për deportime masive.
Çështja e emigrantëve që vijnë me gomone e varka të vogla në Mbretërinë e Bashkuar është kthyer në një problem të madh politik për qeverinë konservatore, veçanërisht në zonët e banuara nga klasat punëtore, ku emigrantët po fajësohen se po e bëjnë më të vështirë gjetjen e vendeve të punës.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









