Bota
Britani: Pas Brexit-it, ndërron ngjyra e pasaportës
Pasaportat e para blu në rreth 30 vjet do të lëshohen muajin tjetër në Britaninë e Madhe.
Dizajni aktual, ngjyrë vishnje, do të zëvendësohet tani me pasaportat blu, pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Pasaportat blu u lëshuan së pari në 1921 dhe dolën jashtë qarkullimit pas 1988, kur anëtarët e atëhershëm të komunitetit ekonomik evropian ranë dakord të harmonizonin dizajnin. Sekretarja e brendshme në Britaninë e Madhe, Priti Patel, tha se pasaporta do të mbajë sërish simbolet e identitetit kombëtar. Ajo tha se Brexiti i kishte dhënë Britanisë së Madhe mundësinë unike të nisë një rrugëtim të ri në botë dhe kishte mundësuar kthimin e dizajnit ikonik blu dhe ngjyrë ari, përcjell albinfo.ch.
Ky ndryshim është domethënës veçanërisht për mbështetësit e Brexitit, me qeverinë që tha në dhjetor të 2017 se pasaportat blu do të riktheheshin.
Sidoqoftë, pasaportat ngjyrë vishnje nuk do të zhvlerësohen automatikisht, por do të mbeten të vlefshme për udhëtime deri kur të skadojnë. Këto të fundit mbajnë edhe frazën Bashkimi Evropian në kapak, edhe pse vitin e shkuar, zyra e pasaportave në Britani filloi lëshimin e pasaportave pa këtë frazë.
Sipas indeksit të pasaportave, 81 vende të botës kanë pasaporta blu, mes tyre Australia, SHBA, Kanadaja, India dhe Hong-Kongu. Në Evropë, njerëz nga Islanda dhe Bosnja kanë pasaporta blu.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













