Koronavirusi: çast pas çasti
Britani: Johnson u kërkoi qytetarëve të mos e humbasin durimin në izolim
Kryeministri britanik, Boris Johson, ka thënë se tashmë është rreziku maksimal nga koronavirusi.
Komentet e Johnsonit janë të parat prejse është shëruar nga koronavirusi.
Ai tha se i kupton shqetësimet e pronarëve të bizneseve, që “mezi presin të marrë fund izolimi”, por, shtoi Johnson, lehtësimi i shpejtë i masave kufizuese mund të çojë në rritje të numrit të rasteve dhe të viktimave, si dhe në “katastrofë ekonomike”.
“Kërkoj nga ju që të keni durim”, tha Johnson.
“Ka shenja të vërtetë se tani jemi duke kaluar kulmin e sëmundjes”, tha ai, duke shtuar se në spitale ka më pak pranime të reja.
Në Mbretërinë e Bashkuar, mbi 20,700 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa janë infektuar mbi 154,000.
Johnson është diagnostikuar me koronavirus më 27 mars. Më 12 prill ka dalë nga spitali, ku ka qëndruar për disa ditë, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











