Lajme
Britani: Eksperimentohet përzierja e vaksinave të ndryshme

Mediat britanike shkruajnë se është duke u bërë një eksperiment në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka nisur për të parë nëse dhënia njerëzve të vaksinave të ndryshme të COVID në dozën e parë dhe të dytë dhe kjo të funksionojë po aq sa edhe kjo që po ndodh aktualisht: nga përdorimi i të njëjtës vaksinë me dy doza, njofton BBC, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ideja është të sigurohet më shumë fleksibilitet me përdorimin e vaksinave dhe të ndihmohet në rastet e ndërprerjeve të mundshme të furnizimeve.
Nga ana tjetër, shkencëtarët thonë se është e mundur që qasja e re mund të sigurojë edhe mbrojtje më të mirë sesa dhënia e të njëjtës vaksinë. Për ata që nuk marrin pjesë në eksperiment, regjimi aktual mbetet i pandryshuar.
Aktualisht, udhëzimet zyrtare nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) thonë se kushdo që tashmë ka marrë një dozë nga vaksina e Pfizer/BioNTech ose Oxford/AstraZeneca si pjesë e programit të imunizimit të miratuar në Britani, duhet të marrë të njëjtën vaksinë për të dyja dozat.
Në rrethana shumë të rralla mund të përdoret një vaksinë e ndryshme – nëse është në dispozicion vetëm një vaksinë, ose nuk dihet se cila është dhënë për dozën e parë.
Shkencëtarët kanë arsye të mira për të besuar se mënyra e re e përzierjes që po provohet mund të jetë e dobishme – disa programe të imunizimit për Ebolan përfshijnë përzierjen e vaksinave të ndryshme për të përmirësuar mbrojtjen, për shembull.
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri