Lajme
Britani e Madhe: 1 milion njerëz kanë lënë duhanin gjatë pandemisë
Më shumë se 1 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet të kenë lënë pirjen e duhanit në katër muajve të fundit gjatë pandemisë, tregon një sondazh i ri.
440,000 njerëz të tjerë në vend kanë përdorur gjithashtu pandeminë si një mundësi për të provuar të lënë, sipas analizës së organizatës Action on Smoking and Health (ASH) dhe University College London (UCL).
Fushata u bën thirrje duhanpirësve më të vjetër në veçanti që të shfrytëzojnë pandeminë si një mundësi për të lënë duhanin, pasi Covid-19 duket se është përgjithësisht më i rëndë në pacientët e moshuar.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka këshilluar që duhanpirësit mund të rrezikojnë më shumë të vuajnë nga simptoma të rënda të shoqëruara me Covid-19.
Studimi për ndikimet e ndryshme tek duhanpirësit dhe jo duhanpirësit, megjithatë, nuk është ende përfundimtare.
ASH tha në një njoftim për shtyp të mërkurën se duhanpirësit që janë shtruar në spital me Covid-19 kanë më shumë të ngjarë të vuajnë rezultate të rënda sesa jo duhanpirësit.
“Mesazhi im për duhanpirësit sot është, ju lutemi, mos prisni. Nëse jeni të shëndetshëm tani ose tashmë nuk ndjeheni mirë për shkak të pirjes së duhanit, sot është dita për ta lënë. Mund të transformojë jetën tuaj,” tha pulmologu Dr. Ruth Sharrock, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













