Lajme
Britani, 7 shqiptarë tentojnë grabitjen e një anije mallrash
Është bërë e ditur se shtatë shtetas shqiptarë, sipas mediave britanike, tentuan grabitjen e një anije mallrash, duke nxitur një rrethim prej 16 orësh, i cili përfundoi me prangosjen e tyre, shkruajnë mediat britanike.
Shqiptarët i kanë mbajtur edhe të tjerët të bllokuar në bord, por shumë shpejt pakënaqësia shpërtheu dhe forcat e rendit në Portland kanë ndërhyrë për të bllokuar tentativën e rrëmbimit të anijes japoneze.
Nuk ka raporte për të lënduar, sipas the Sun. Gazeta pretendon se shqiptarët kishin hyrë në anijë përpara gjatë kohës që mjeti lundrues ishte në portin e Ruenit në Francë, dhe pasi kaloi La manche, ata kanë dalë nga vendi ku ishin fshehur. Pasi anija u ankorua në Portland, policët britanikë janë hedhur në aksion, duke prangosur shtatë indivët, që siç thekson e përditëshmja britanike, besohet të jenë të gjithë shqiptarë.
Fillimisht u raportua se anija, në pronësi të Orix Corp, kishte mbërritur në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar, por shqiptarët u bënë të dhunshëm dhe tentuan që ta kthenin pas në Francë.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














