CH-Ballkani
„Brez pas brezi“, ekspozitë e Valentina Marevcit në Cyrih
Ekspozita personale e artistes së re nga Kosova hapet më 8 tetor 2016, në orën 19:00, në Qendrën Kulturore të Kosovës, në Cyrih.
Valentina Marevci, krijuese e re nga Kosova, vjen për të prezentuar pikturat e saj në Zvicër.Bëhet fjalë për ekspozitën e saj personale, të parën në Zvicër, që është titulluar „Brez pas brezi“.
Piktorja Marveci sjell pikturat për të cilat ishte inspiruar nga trashëgimia kulturore në Kosovë.
Në pikturat e saj dominojnë ngjyrat e ngrohta, të cilat i kanë punuar vaj në pëlhurë me dimensione standarde.
Nëpërmjet kësaj ekspozite, artistja e re do ta ketë mundësinë të shpalosë vlerat artistike para artdashëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit08 Tetor 2016
- Ora19:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit8 Tetor 2016 - 22:00
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











